Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR Ana Rusi dhe Alexey Gromov po zhvillojnë një takim me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në selinë rozë.
Të dy këta përfaqësues kanë mbërritur në Tiranë, në kuadër të misonit të tyre faktmbledhës pak para zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Në orën 19:30, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR pritet të zhvillojnë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR do të jenë në Tiranë për një vizitë dy ditore, ku pritet të takojnë përfaqësues të partive politike nga mazhoranca dhe nga opozita gjatë dy ditëve të ardhshme.