BallinaAktualitetDita e 137 e protestës/Banorët e ‘"Unazës së Re" bllokuan rrugën dhe...

Dita e 137 e protestës/Banorët e ‘”Unazës së Re” bllokuan rrugën dhe dogjën posterin e Ramës

spot_img
spot_img

Sot në ditën e 137 të protestës, serish banoret e Unazes se Re bllokuan rrugën dhe dogjën një postar të kryeministrit Edi Rama. Protesta e tyre eshte kundër projektit që rrezikon shembjen e mbi 300 banesave.

Pavarësisht kërkesës së policisë së Tiranës që të vijojnë protestën në trotuar edhe sot ata kanë zgjedhur të bllokojnë rrugën.

Përveç përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të pranishëm janë edhe ish-deputetët e LSI-së, Petrit Vasili dhe Endrit Brahimllari, ndërsa pritet t’u bashkohet edhe Monika Kryemadhi.

“Ju jeni përballur këto ditë të fundit me një polici që është kthyer në një bandë hajnash. Këta kanë zgjedhur ta plaçkisin popullin, këta kanë zgjedhur që ta trembin popullin, ta plaçkisin, asnjë s’ka frikë nga ata. Këta po e bëjnë më të zi fundin e tyre. Koha e tyre ka marrë fund, janë kthyer në kufoma politiike që qelben erë. Meqënëse nuk do largohen me të mirë populli do i largojë me pahir. Po ruajnë me policë një tufë hajdutësh që me patursinë më të madhe po shkojnë në parlament. Ju jeni pa gjumë ne jemi pa gjumë. Ne jemi me ju.”- u shpreh Petrit Vasili.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular