BallinaAktualitetHelmimi i fëmijëve në Bulqizë, Dhurata Çupi: Hetim të plotë, helmi i...

Helmimi i fëmijëve në Bulqizë, Dhurata Çupi: Hetim të plotë, helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd

spot_img
spot_img

Ngjarja e Bulqizes, ku u helmosen 11 femije, ka trondit opinionin publik per menyren se si dhe ku ndodhi dhe reagimet kane qene te ndryshme qe nga familjaret, shqoperia dhe politika Rreth asaj cfare ka ndodhur ka reaguar dhe deputetja e qarkut Diber, kryesuesja e listes, Dhurata Çupi e cila duke e konsideruar ngjarjen nje skandal kerkon urgjentisht marrjen e masave per largimin e produkteve helmuese nga shkollat si dhe te kryhet nje hetim i plote.

Reagimi i Dhurata Çupit

Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë të shkollës “Shefqet Tançi”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë po kryenin një eksperiment në laboratorin e shkollës.
Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit.
Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital.

Duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla helmuese nga të gjitha shkollat në vend.
Të kryhet hetim i plotë nga organet kopetente për këtë ngjarje por edhe për procedurat që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me këto produkte që u rrezikon shëndetin fëmijëve.
Skenat që pamë sot me fëmijët e kësaj shkolle, janë tregues i papergjegjshmerise totale te autoriteteve pergjegjese
Fëmijëve të lënduar nga kjo ngjarje u uroj shërim të shpejtë si dhe prindërve të kenë durim për ta kaluar këtë moment.

#tëzbardhetevërteta#fëmijëtjanëeardhmja#

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular