BallinaKronikeShpallet në kërkim djali i tregtarit në Durrës për vrasja e Jurgen...

Shpallet në kërkim djali i tregtarit në Durrës për vrasja e Jurgen Kurtit

spot_img
spot_img

Dy ditë pas vrasjes së 26-vjecarit Jurgen Kurti pranë banesës së tij në kryeqytet, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar 33-vjeçarin Dervis Arapi, djalin e tregtarit Agim Arapi i vrarë në prill të 2017, ku i dyshuar ishte dhe Jurgen Kurti.

Sic raporton për ‘BalkanWeb’ se Policia ka referuar vrasjen në prokurori për gjakmarrje, ndërsa Dervis Arapi rezulton në sistemin TIMS se nuk ndodhet në Shqipëri që prej Janarit.

Ende nuk dihen provat që çuan Policinë e Tiranës tek emri i 33-vjeçarit dhe shpalljen e tij në kërkim. Policia ka dyshime se ai ka hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, ose ka paguar persona të tjerë për vrasjen e Kurtit.

Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë pranë banesës së tij 26-vjeçarit dhe e kanë qëlluar me breshëri nga një makinë ngjyrë gri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas shpalljes në kërkim nga policia të djalit të saj Dervis Arapi, si i dyshuar për vrasjen e Jurgen Kurtit, ka reaguar nëna e 33-vjecarit Vjollca Arapi.

Në një prononcim për Nees24, gruaja e tregtarit të vrarë në vitin 2017 në Durrës thotë se djali i saj nuk ka lidhje me vrasjen. Ajo i ka bërë apel shtetit që të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes, pasi familja e saj nuk ka lidhje dhe po i shkatërrojnë jetën.

VDEKJA E PRONARIT TE MARKETIT NE DURRES
Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët. Pavarësisht se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë dhe fillimisht u tha se Arapi ishte qëlluar me thikë dhe kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, policia në njoftimin zyrtar deklaroi se 51-vjeçari ka vdekur për shkak të një ataku kardiak.

Ndërkohë policia e Durrësit shfajësoi Jurgen Kurtin, dhëndrin e një prej autorëve të dyshuar, pasi sipas policisë ai nuk ka marrë pjesë në rrahjen e viktimës.

Policia deklaron se Jurgen Kurti, u shoqërua në polici. Për sa i përket rolit të tij, policia thotë se viktima ia ka kërkuar paratë për tubin e aspirimit Jurgenit, por më pas kanë ndërhyrë dy vëllezërit Ekonomi, një prej tyre vjehrri i të riut dhe e kanë futur në market ku e kanë rrahur brutalisht sa ka humbur jetën për shkak të problemeve me zemrën.

“Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët)”, deklaron zyrtarisht policia. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 11 prillit 2017, rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, në dyqanin ushqimor, në pronësi të Agim Arapit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular