BallinaKryesoreÇfarë do vendoset sot për Saimir Tahirin? Mbërrin tek Krimet e Rënda...

Çfarë do vendoset sot për Saimir Tahirin? Mbërrin tek Krimet e Rënda…

spot_img
spot_img

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sapo ka mbërritur te Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku pritet të zhvillohet seanca paraprake dhe të merret një vendim për dosjen. Së bashku me Tahirin, pjesë e dosjes në seancën paraprake, janë edhe 3 ish-punonjësit e policisë, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Sot pritet të jetë përballja e parë e Tahirit me Prokurorinë, e cila e ka marrë Tahirin të pandehur për akuzat trafikut të lëndëve narkotike dhe për përfshirje në grup kriminal.
Pak ditë më herët, për të shqyrtuar dosjen u zgjodh si gjyqtare Miliana Muça. Mësohet se dosja përbëhet nga 50 fashikuj dhe brenda këtyre 10 ditëve, gjykata do të marrë në shqyrtim dosjen dhe do të dalë me një vendim.

Avokati i Tahirit ka deklaruar se do të kërkojë pushim të hetimeve, duke pretenduar se klienti i tij, ish-ministri i Brendshëm është i pafajshëm. Ai po ashtu pretendon, se Prokuroria nuk ka prova shtesë, apo ndonjë “as nën mëngë” kundër klientit të tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular