Sulmohet me bojë të kuqe Ralf Gjoni tek dera e shtëpisë së tij, i cili do të kryejë betimin në Kuvend gjatë ditës së sotme. Gjoni ishte duke dale për të shkuar në Kuvend për të bërë betimin si deputet në momentin kur ndodhi incidenti.
Një djale i ri po e priste tek dalja e pallatit, bëjnë me dije burimet.
Me te dalë, personi u çua në këmbë dhe hodhi bojë me shiringë drejt fytyrës dhe trupit të Gjonit.
Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit.
Gjoni konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.
Gjoni shprehet se prita dukej qartë që ishte e porositur nga lart, ndërsa shtoi se ai do të shkojë në Kuvend, pavarësisht presioneve që po tentohet ti bëhen.