BallinaEkonomiUdhëzimi “Për procedurat tatimore”, individët me shumë NIPT-e afat deri në ....

Udhëzimi “Për procedurat tatimore”, individët me shumë NIPT-e afat deri në ….

spot_img
spot_img

Ka hyrë tashmë në fuqi udhëizmi “Për procedurat tatimore” i cili reflekton ndryshimet që iu bënë ligjit vetëm pak kohë më parë. Referuar udhëzimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë fokusi duket se është sërish tek bizneset me shumë numra identifikimi apo NIPT-e duke theksuar se kjo praktikë do të ndryshojë. Pra një subjekt do të ketë një NIPT kryesor ndëkrohë që nëse aktiviteti i tij përfshin disa llojë të ndryshme është menduar zgjidhja e pajisjes me certifikatë të numrit unik të identifikimit i njëjtë me regjistrimin por me numër serial të ndryshëm.

Një individ me të njëjtin numër të identifikimit personal, mund të regjistrohet vetëm një herë si person fizik tregtar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe pajiset vetëm me një numër unik të identifikimit të tatimpaguesit, në vijim NUIS/NIPT. Atij i lind e drejta të regjistrohet dhe të pajiset me një NUIS/NIPT të ri, nga QKB-ja, vetëm mbas çregjistrimit të NUIS/NIPT – in ekzistuese. Për çdo vend tjetër të ushtrimit të aktivitit të ndryshëm nga adresa kryesore, personi fizik duhet të pajiset me një certifikatë me numër unik të identifikimit të tatimpaguesit të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm, me qëllim identifikimin e vendndodhjes së re” thuhet në udhëzim.

Të gjithë ata që kanë situatën e më shumë se një numri unik identifikues për bizneset e tyre udhëzimi ka lënë afat deri në fund të gushtit për të ndryshuar këtë sipas kërkesave të reja të ligjit.

“Individët me të njëjtin numër të identifikimit personal, të cilët janë të pajisur me disa numra unik të identifikimit të tatimpaguesit (NUIS/NIPT), duhet që brenda datës 31.8.2019, të sistemojnë situatën e tyre, duke aplikuar në QKB për mbylljen e NIPT-ve të tjera dhe mbajtjen e një NIPT-i kryesor. Nëse do të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitet në adresat që do të mbyllen duhet të aplikojnë në QKB për hapjen e tyre si adresa dytësore të NIPT-it aktiv kryesor” nënvizon udhëzimi.

Pë rata që nuk zbatojnë këtë pikë paralajmërohet se administrate tatimore do të zbatojë vlerësimin alternativ të tatimpaguesit sipas ligjit “Për procedurat tatimore”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular