BallinaKronikeVIDEO/Si u arrestua nga FNSH vrasësi i kunatës në hotelin e Peshkopisë

VIDEO/Si u arrestua nga FNSH vrasësi i kunatës në hotelin e Peshkopisë

spot_img
spot_img

Ky është momenti kur FNSH futen në një hotel në Peshkopi ku ishte fshehur Dashamir Xhepa dhe e arrestojnë. Xhepa, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kunatës së tij, Lirie Xhepa, në 13 shkurt, pranë kodrave të liqenit të Sharrës u arrestua mesnatën e 26 shkurtit.

Për ngjarjen u arrestua edhe një person tjetër, me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Gjykata për Krime të Rënda e ka lënë në burg pa afat Dashamir Xhepën, i cili akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja që tronditi kryeqytetin në ditën e dashurisë, duket se ka motiv një konflikt për pronën, si dhe dyshimet se viktima kishte lidhje me persona të tjerë. 49-vjeçarja u gjet e vrarë nga banorë të zonës pranë kodrave të liqenit të Sharrës me tre plumba pistolete.

Ajo ishte nënë e 4 fëmijëve dhe banonte pranë zonës ku u gjet e pajetë. Bashkëshorti i të ndjerës ishte ndarë nga jeta 10 vite më parë dhe ajo jetonte me dy prej fëmijëve. Më poshtë video e publikuar nga Ora News.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular