BallinaOP EDKur Lali të kërkon mbështetje nën hijen e fasadës së mashtrimit

Kur Lali të kërkon mbështetje nën hijen e fasadës së mashtrimit

spot_img
spot_img

Nga Patrik Sadikaj

Lali Eri ka shfryrë gjithë masturbimin e tij foshnjarak të rikandidimit në Tiranë me një viedo në facebook, ku numëron sukseset e ardhëshme. Madje pjesë të ëndrrës së tij na fton edhe ne, duke na e kërkuar hapur votën.

Nuk ka asgjë të keqe që të kërkosh mbështetjen e njerëzve për të synuar një post të rëndësishëm siç është ai i kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Por ajo që bën më shumë përshtyje në këtë vals lumturie të Lalit, është pikërisht ajo që duhet të ishte thelbi i ftesës: rezultatet e 4 viteve në atë karrige. Ai na thotë ta mbështesim për atë që do të bëjë, jo për atë që ka bërë ose më saktë atë që nuk ka bërë.

Propaganda e tij, në të cilën është investuar pjesa më e madhe e taksave tona, ka ndërtuar një imazh të rremë të një njeriu që duke veshur bluza fëmijësh me logo “supermeni”, të na shfaqet si punëtori i madh që i duhej kryeqytetit. Deri diku ia ka dalë, që nëpërmjet kësaj propaganda të lyejë me bojë shkëlqyese kryetarin e bashkisë që me dy stola të lyer apo me dy kolovajse fëmijësh të reklamohet si punëmadh.

Por, ne jetojmë në Tiranë, siç thotë dhe shefi i tij në një nga marrinat e tij të bashkillëkut, dhe padyshim e dimë se si jetohet vërtet në Tiranën e supermenit Lali dhe se çfarë ka bërë ai këto 4 vite.

Besoj të gjithë e mbajmë mend premtimin e tij thelbësor të fushatës se “nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi në Tiranë”. Po ashtu të gjithë e dimë se si çdo mëngjes sa hapim dritaret e shtëpive tona, na shfaqet një kullë e mbirë si me magji. Pra Lali jo vetëm që nuk e ka mbajtur fjalën, por është kthyer në legalizuesin e kullërisë në Tiranë. Nuk ka cep të Tiranës, ku mund të ndërtohej, që nuk është ndërtuar.

Si qytetar i Tiranës, edhe pse sipas Lalit me origjinë shpellar, unë nuk e konceptoj dot se si mundet ai të na kërkojë sot ta mbështesim që të ndërtojë kulla pafund në këtë vend që dalngadalë po bëhet i pajetueshëm. Ndërtimet pa kriter të mbjella nga Edi Rama shumë vite më parë e të korrura sot nga kryetari aktual, e kanë shëndërruar Tiranën në një “geto”të madhe ku koncepti I hapsirë publike, ajo që na takon me Kushtetutë, nuk ekziston më. Na e ka marrë ai që ka para për Lalin e për betonin, ndërsa ne duhet të jetojmë gjithnjë e më të betonizuar.

Edhe ata që me siguri do ja japin votën magjistarit të mashtrimit, po të ulesh me ta në kafe, të thonë po të njëjtën gjë për këtë çështje. Por militantizmi të verbon dhe i jep gaz makinerisë së betonit në Tiranë.

E meqë jemi tek betony dhe kullat, nuk mund të mos ndalemi te projektet e mëdha të bashkisë këto 4 vite.

Nëse dikush më gjen një vepër të madhe të ndërtuar në Tiranë, veç kullave, do të kem përulësinë të kërkoj ndjesë publike. Pazari i ri i Tiranës, mund të thotë dikush! Po, por atë e kishte gati dhe vetëm sa e bëri pjesë të propagandës së tij duke i prerë shiritin një pune të paardhësit të tij Lulzim Basha, falë invesitmeve të fituara prej tij nga Fondi Amerikan i Zhvillimit. E vetmja pjesë që i takon si meritë Lalit, është marrja ndonjë llokme të majme nga ata që zaptuan Pazarin e ri me lejen e tij duke zbythur me gisht në gojë pronarët e vërtetë të zonës tradicioanle të Tiranës.

Bulevardi i ri, do thotë dikush tjetër. E njëjta vlen edhe për këtë pjesë të rëndësishme të zgjerimit të Tiranës, me të vetmin ndryshim: Në projektin e ndryshuar hapsirat e blerta rrudhen gjithnjë e më dhumë duke u fishkur nga betoni i kullave të menduara nga Rama e të ndërtuara nga Veliaj. Projekti dhe investimi I siguruar nga Basha, ai gjithmonë aty gati thjeshtë për të prerë shiritin edhe për 100 metra rrugë.

Por, themeli korruptiv personifikues I Veliajt në 4 vitet e tij në krye të Tiranës është hedhur në Teatrin Kombëtar. Këtu nuk ka ndonjë gjë të re për të zbuluar. Bashkë me qeverinë, bashkia ka krijuar vepren më të madhe korruptive të historisë së Tiranës, duke vendosur (ende jo fizikisht) që në vend të një insitucionit të artit e trashëgimisë kulturore të ndërtohet një bllok kullash kun ë njërën prej tyre të ketë një sallë teatri. Prona publike, pra është dhënë për privation duke marrë prej saj një teatër në ajër, duke na e marrë ne pronësinë publike ndaj këtij trualli.

Këtu po, bie dakord me këdo që thotë se është punë e madhe e Veliajt. Është padyshim një nga punët më të mëdha të Veliajt e Ramës, por në sensing korruptiv dhe të betonizimit të Tiranës.

Tani do flas edhe pak për sukseset e vogla të Lalit, rrugët, trotuaret apo edhe lyrjen e stolave. Në 4 vjet ka hapur e mbyllur rrugë e trotuare vetëm e vetëm për të dhënë tendera ndërsa gropat kanë mbetur po ato, trotuaret me të njëjtat probleme. Por edhe nëse ka bërë ndonjë punë të mirë, ky është vetëm minimum i detyrimit që ka një kryetar bashkie për të rregulluar vendin që ka marrë përsipër të qeverisë.

Në orën 11.00 këtë të shtunë, ai do të marrë mandatën për të kërkuar të na drejtojë edhe për 4 vite dhe këtë e bën nën hijen e një fasade të madhe.

Vetëm skena ku ai do të na e kërkojë këtë mbështetje, kushton jo më pak se 2 milion euro. Para të cilat na i merr nga xhepi ynë me taksa të cilat janë i vetmi sukses I tij. Ato po, janë rritur në përpjetim të drejtë me ambiciet e tij për të ndëruar sa më shumë kulla e pasuri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular