BallinaKryesoreO Fik! - Një Kongres për Edin dhe një Aheng për Lal...

O Fik! – Një Kongres për Edin dhe një Aheng për Lal Erin

spot_img
spot_img

Nga Arian Galdini

Një Kongres për Edin dhe një Aheng për Lal Erin.

Kjo ishte dita e shtune që shënoi edhe rikthimin e PS në sulm.

Prej 16 shkurtit, skena politike shqiptare kishte filluar të fliste vetëm egërsisht dhe Edi Rama bashkë me Qeverinë dhe Partinë e tij, ishin strukur ndoshta taktikisht, por me shumë gjasa edhe pse nuk dinin si ti përgjigjeshin shtrëngatës opozitare.

Sot si për të 40tat e vdekjes së politikës, Edi Rama e ndau mendjen që të hedhë vallen e të marrit mbi kufomën e saj.

Ndërsa e gjithë shoqëria shqiptare, edhe ndërkombëtarët gjithashtu, po prisnin zgjidhje për të gjetur udhë Dialogu mes Qeverisë dhe Opozitës, Edi Rama sot sfidoi me fitoren e të vetmes rrugë.

Pikërisht kjo mendësi e Rilindjes si e vetmja rrugë, ka qenë edhe shkasi i frakturës ekstreme ku ndodhemi prej 6 vitesh, madje edhe i honit ku të gjithë janë hedhur me sy mbyllur.

Ndaj, kur Lal Eri foli për legjendën e Rozafës, ishte aq gjysmak qoftë nga padija e tij por edhe nga ngërçi skematik mbi të cilin ishte ngritur skena e ahengut për shpalljen e rikandidimit të tij, saqë na tregoi se cilët ishin ata që e prishnin kështjellën natën, e nuk na tha se cilën “nuse shtëpie” do sakrifikonte Rilindja që të ndalet rrënimi.

Aq i trishtë ishte ahengu i Lalit në këtë ditë me diell marsi, sa iu desh ti rikthehej mashtrimit me çerrin që shiste fiq për tu bërë sadopak argëtues dhe ndjellaqeshjesh për pjesëmarrësit e ftuar me whatsappin e partisë dhe administratës.

Meqë Edit i pëlqen ta thjeshtëzojë gjuhën duke folur për kazan, tepsi, shushunja, kadrinj, e kështu me radhë, po përpiqem edhe unë ti rikujtoj se dikur në traditën shqiptare, burrat kishin si simbol të pleqërimit dhe urtësisë, rrapin.

Të ndihesh modern e fitimtar se të ka ngel në dorë çerrëzimi dhe fiku, do të thotë as më shumë dhe as më pak veçse të ka mbaruar ora.

Me revansh e fitore me të vetmen rrugë dhe me Lal Çerrin a Lal Sherrin, nuk e ndez dot për gjatë o Edi.

Kur o fik, o fik dhe pikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular