Partia demokratike ka reaguar pas sfidës së hapur që kryeministri Edi Rama bëri ndaj opozitës. Në fjalën e tij nga sheshi ‘Nënë Tereza’ Rama sfidoi opozitën ndërsa u shpreh se nëse fiton një bashki më shumë në zgjedhjet e 30 qershorit, është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë.
Këtij propozimi, PD i është përgjigjur përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi përmes një postimi në twitter:
Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: “Më lini ti vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po ti fitojë opozita zgjedhjet që unë do vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme” shkruan Bardhi.