BallinaKryesoreZyrtare/Veliaj sërish kandidat për Tiranën

Zyrtare/Veliaj sërish kandidat për Tiranën

Është zyrtarizuar kandidatura e Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në një miting në kryeqytet, Veliaj foli edhe për pretendimet për krizë në marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama.

“Shumë nga kundërshtarët tanë përpara se të bënin vetëvrasje nisën të thonë se unë dhe Edi Rama nuk i kemi punët mirë. E vetmja shpresë që ata të kenë ndonjë shans është të zihemi. Por unë edhe Edi jemi më të bashkuar se kurrë, më të fortë dhe të vendosur se kurrë të çojmë para Tiranën”, u shpreh Veliaj.

Veliaj vuri edhe një bast kur u shpreh se Partia Socialiste do të fitojë me vota edhe në zonën e ‘Unazës së Re’, ku protestohet prej disa muajsh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular