U luajtën sot disa prej ndeshjeve të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020. Sfida më e shumëpritur e ditës së sotme ishte ajo mes Holandës dhe Gjermanisë, e cila u mbyll me fitoren dramatike të skuadrës së Joachim Low me rezultatin 3-2. Surprizë ishte humbja e Kroacisë në Hungari, ndërsa ajo që bie në sy është se nga 10 takime, vetëm Slloveni-Maqedoni e Veriut përfundoi në barazim.