“Il Giornale” konfirmon deklaratën e kryeministrit italian për tu larguar nga politika 

1
353

Në Itali flitet vetëm për sherre brenda qeverisë e parashikimet nga ana e medias italiane janë të ndryshme. Nga ana tjetër, nuk mungojnë as diskutimet lidhur me të ardhmen politike të disa funksionarëve të lartë të qeverisë, e mes tyre edhe të kryeministrit Giussepe Conte.

Il Giornale shkruan se kryeministri italian Conte nuk ka në plan të vijojë një karrierë politike e as të jetë kryeministër për një herë të dytë. Gazeta shkruan se kryeministri ka deklaruar se nuk ka në plan që të punojë për një eksperiencë të re qeveritare.

“Eksperienca ime e qeverisjes mbaron me këtë.  Në këto momente kemi një shans të madh, jemi në qeverisje e nuk mund të kalohet duke menduar për një perspektivë për qeverinë e ardhshme” është shprehur Conte.

1 Koment

Comments are closed.