Nga Ilir Nikolla
Meditim mbi amendamentin 25 të Kushtetutës Amerikane
Kushtetuta amerikane, njëra nga kushtetutat më jetëgjata në demokracitë perëndimore pësoi ndryshime më 1967-n që të mund të përcaktonte më mirë detajet se si mund të largohej nga detyra Presidenti, njëfarë kuazi-mbreti siç i thonë kritikët e kësaj kushtetute, në rast se ai është i pamundur të ushtrojë funksionet e tij. Që më 1967-n, në Amerikë ishte menduar jo veç për një president të sëmurë, një realitet shumë i mundur, por së pari për një president të paarsyeshëm, që shkon kundër “common sense”-it të qytetarëve të tij, a se është bërë i paarsyeshëm, pra është çmendur, a se ka nisur të përkundë ëndrra me autokratë e dikatorë. Kjo ndërhyrje shërben si një vaksinë, për të mos e lejuar presidentin e plotfuqishëm të endet në hulli të tilla, sepse s’kanë nevojë t’i bëjnë fare impeachment shkarkimi, pasi me një letër të shumicës së anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe me kundërfirmën e zv/presidentit, presidenti largohet nga detyra, bile pa e marrë vesh fare ai, pra, pa i dhënë mundësi të përdorë aparatin pushtetor për t’u kundërpërgjigjur.
Nuk është fare një lojë pallati.
Shumica e kabinetit qeveritar, pra shumica e shumicës, ka një mundësi për të ndryshuar lidershipin, kur aksioni i tij “çmendet” dhe s’përcjell më traditën dhe nevojat e nënshtetasve.
Çfarë ilaçi madhështor do të ishte për Shqipërinë e pikë së pari për Partinë Socialiste të Shqipërisë, e cila doli nga kongresi i saj i fundit, më bolshevike se kurrë, më e pazëshme se kurrë e më afër se kurrë shndërrimit në një forcë paramilitare që do të çohet si mish për top të përballet me “common sense”-in e shqiptarëve që prej 2 muajsh kanë mbushur sheshet e rrugët e vendit dhe kërkojnë ndryshim. PS pra do të mund të kishte mekanizmin e ndalimit të çmendurisë së liderit, nëse në kabinet do të bënin pjesë patriarkë të PS, të ardhur aty si pasojë e një jete të gjatë politike, ku politikani mbijeton duke marrë përditë vendime që shkojnë në të mirë të të gjithëve, edhe pse berihaji partiak mund të imponojë të kundërtën.
Edhe në Grupin Parlamentar mund të tentohej të kërkohej këto kohë një shumicë e tillë, meqë në qeveri kokat e fundit të partiakëve u prenë, për t’u zëvendësuar me njerëz që trurin e vogël e kanë të lidhur me zyrën e shtypit në kryeministri, jo me statutin e PS, a aq më tepër me kushtetutën e vendit. Por as aty s’ka më një shumicë të tillë të arsyeshme, që të evidentojnë çmendurinë që po drejton PS-në dhe vendin. Askush nuk thotë më se Edi Rama ka nevojë të publikojë një analizë mjekësore, para se të vendosë të nxjerrë “popullin” e tij në rrugë, kundër opozitës armike. Nuk thonë as se Partia Socialiste duhet të bëjë një hap prapa për të mirën e vet, paçka se mund të mos jetë e mira personale e Edi Ramës.
Këto zëra janë shuar me kohë. Ata që i bartnin, tani mund të vegjetojnë në mënyrë të heshtur në KPD, qeveri a gjetkë, por s’do ta kishin shfrytëzuar asnjëherë mekanizmin e pakicës bllokuese që ka parashikuar kushtetuta amerikane, edhe nëse kushtetuta jonë (a statuti i PS të paktën) ta kishte parashikuar.
Por kriza ciklike që na ka ngërthyer sërish, na detyron të mendojmë për mekanizma të tillë. Shembulli është i qartë. Pasi ta kemi kapërcyer ngërçin aktual, sigurisht duke larguar të paarsyeshmin që refuzon të heqë dorë nga gjëja e vjedhur, të cilën e konsideron si lodër, paçka se ajo po na rrënon ekonomikisht të gjithëve, do të ishte mirë të ndihmohej PS-ja, në mënyrë që nga barku i saj të mos e merrnin timonin të tjerë të paarsyeshëm. S’është hiç ndërhyrje në punët e brendshme, është një urgjencë kombëtare për të shmangur kriza të tjera në të ardhmen e afërt. Nga kushtetuta amerikane na vjen i qartë leksioni: “common sense”-i duhet të frikësojë çdo autokrat dhe çdo pakicë brenda PS duhet të ndihet e fuqishme që të bllokojë drejtuesit që përkunden në markzismin oligarkik të mijëvjeçarit të ri.
Se si duhet implementuar ilaçi, është një detyrë e ardhmërisë, por Edi Rama si Kim Jong Un-i na mëson se defashtisizimi i Partisë Socialiste është një emergjencë kombëtare
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: startnews.news/2019/03/24/pas-kongresit-te-se-shtunes-de-fashistizimi-i-ps-nje-urgjence-e-madhe-kombetare/ […]
Comments are closed.