Regjistrohen shifra rekord shitjesh nga Levi’s në Wall Street

1
276

Xhinset “Levi’s” regjistruan shifra rekord në bursën e “Wall Street”, duke u rritur me 32% në raport krahasuar me vlerën e 17 dollarëve që ishte më parë.

Ata arritën të grumbullojnë 623 milionë dollarë duke shitur 36,7 milionë aksione me 17 dollarë secilën, duke kapur vlerën totale prej 6,6 miliardë dollarësh.

Për “Levi’s” bëhet fjalë për një rikthim të suksesshëm në “Wall Street”. Në vitin 1971 kompania ishte regjistruar për herë të parë në bursë, më pas familja e themeluesit Levi Strauss vendosi që të tërhiqet në vitin 1985.

1 Koment

Comments are closed.