Pas publikimit të disa fotove të të birit të tij, si imazh në ekranin e madhë gjatë mitingut në kongresin e PS-së, shpërthen aktivisti Besjan Pesha.
Ai shprehet se: “Dje në mbrëmje një miku im më njoftoi se foto e tim biri ishte përdorur si imazh elektoral në ekranin gjigand të paradës qeveritare… Duhet të jesh shumë pervers që të rrëmosh arkivat personale të dikujt dhe të grabisësh prej aty fotot e fëmijës. Duhet të jesh sëmurë që më pas këto imazhe ti përdorësh si fasadë për qëllime elektorale.”
Postimi i plotë:
Kleptokracia në këtë vend po arrin nivelin e perversitetit.
Dje në mbrëmje një miku im më njoftoi se foto e tim biri ishte përdorur si imazh elektoral në ekranin gjigand të paradës qeveritare.
Foto, siç dallohet qartë më poshtë, është shkrepur në 28 nëntor të 2015 ku im bir mbolli një ulli me rastin e pavarësisë.
Duhet të jesh shumë pervers që të rrëmosh arkivat personale të dikujt dhe të grabisësh prej aty fotot e fëmijës. Duhet të jesh sëmurë që më pas këto imazhe ti përdorësh si fasadë për qëllime elektorale. Duhet të jesh kleptoman që të mos mjaftohesh me vjedhjen e fondeve publike duke shpenzuar psh 5.8 mln euro për vetëm 600m te Bulevardi Zogu i Parë, apo me grabitjen e truallit publik si në rastin e Teatrit Kombëtar, apo me zhvatjen e lulishteve publike si në rastin e ish parkut të autobusave, apo të xhepave më të varfër si në rastin e biletës së autobusit, apo të jetëve të fukarenjve si në rastin e ambulantëve që lihen pa bukë në funksion të kioskave…e pra duhet të jesh sëmurë që të mos ngopesh nga gjithë këto bëma e gjëma e të shkosh e të vjedhësh edhe imazhet, freskinë, pafajsinë e fëmijëve të të tjerëve…
Neveri!
E pyeta tim bir dje se çfarë mendonte dhe ai më tha tekstualisht “Nuk më duket e drejtë që përdorin foton e fëmijëve pa i pyetur më parë”
Heshta!
Këtë rast do ta çoj në gjykatë. Do e çoj për veten time, për tim bir, por edhe për ti treguar rrugën gjithë atyre prindërve të cilët ose janë ndodhur ose me siguri do të ndodhen në një situatë të ngjashme.
Uroj e besoj të gjej drejtësi!
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: startnews.news/2019/03/24/shperthen-aktivisti-pasi-i-perdoren-djalin-ne-miting-do-ta-coj-ne-gjykate/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 25256 additional Information to that Topic: startnews.news/2019/03/24/shperthen-aktivisti-pasi-i-perdoren-djalin-ne-miting-do-ta-coj-ne-gjykate/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/03/24/shperthen-aktivisti-pasi-i-perdoren-djalin-ne-miting-do-ta-coj-ne-gjykate/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2019/03/24/shperthen-aktivisti-pasi-i-perdoren-djalin-ne-miting-do-ta-coj-ne-gjykate/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 97983 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/03/24/shperthen-aktivisti-pasi-i-perdoren-djalin-ne-miting-do-ta-coj-ne-gjykate/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/03/24/shperthen-aktivisti-pasi-i-perdoren-djalin-ne-miting-do-ta-coj-ne-gjykate/ […]
Comments are closed.