Shqipëria e ka nisur me ndryshime takimin ndaj Andorrës. Ekipi ynë nuk ka asnjë justifikim tjetër përveç fitores pas humbjes me Turqinë dhe trajneri Ervin Bulku e di mjaft mirë këtë gjë. Ai mori vendin e Christian Panuccit të paktën për këtë sfidë dhe menjëherë ka lënë gjurmët e tij në formacion.
Në mbrojtje ka ndryshime, pasi do të luajë Aliji nga minuta e parë në vend të Veselit. Pjesa tjetër e pandryshuar me Gjimshitin dhe Ismajlin në qendër dhe kapiten Hysajn në të djathtë.
Ndryshime dhe në mesfushë me Bashën që ul Abrashin në stol. Memushaj dhe Xhaka mbeten titullarë. Sulmi gjen sërish Armando Sadikun, ndërsa do të mbështesin nga krahët Grezda dhe Uzuni.
Andorra – Shqipëri 20:45
Andorra: Gomesh, Martinez, Vales, Rebes, Lima (c), Viera, Klemente, San Nikolas, Rubio, Lovera, Rodrigez Trajner: Koldo Alvarez
Shqipëria: Berisha, Hysaj (c), Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Basha, Xhaka, Memushaj, Grezda, Uzuni, Sadiku Trajner: Ervin Bulku