BallinaKryesoreDeklarata e Prokurorisë, PD: E paligjshme, e gënjeshtërt, vetëdiskredituese dhe e gatuar...

Deklarata e Prokurorisë, PD: E paligjshme, e gënjeshtërt, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht

spot_img
spot_img

Prokuroria e Tiranës ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave, pas dëshmisë së kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me lobimet që kjo parti politike dyshohet të ketë kryer në SHBA duke pohuar se PD nuk kishte deklaruar pagesat. I menjehershem ka qene reagimi i Partise Demokratike p[ermes nje deklarate per shtyp duke phuar se kjo deklarate ishte e paligjshme e genjeshtert edhe e gatuar politikisht

Ja reagimi i Partise Demokratike

Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.

Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.

Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.

Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular