Itali- Foshnja 15 muajshe shqiptare, e cila në 8 Mars u godit nga një kamion në qendër të Marostica në Itali është në gjendje të mirë shëndetësorë, shkruajnë mediat italiane.
Spitali i Padovës, ka bërë me dije se foshnja ka dalë nga koma dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët shpresojnë që gjatë fundjavës ti ndalojnë gradualisht medikamentet që përdorin për t’i lehtësuar dhimbjet.
Në 8 Mars dy prindërit dhe fëmijët e tyre kishin dalë në park, kur një kamion i përplasi. Foshnja e gjinisë femër mbeti e lënduar rëndë dhe u dërgua në spital me helikopter. Edhe nëna mori dëmtime të rënda, ndërsa babai dhe djali tjetër i vogël shpëtuan pa asnjë gërvishtje.
Mjekët e spitalit ku është shtruar vogëlushja vendosën të prisnin një pjesë të këmbës për të shpëtuar jetën e saj.
Mediat italiane bëjnë me dije se shoferi që shkaktoi aksidentin, Pietro Dal Santo dhe ishte në gjendje të dehur në momentin që shkaktoi aksidentin. Pietro Dal Santo u arrestuar nga karabinierët italianë, teksa tentoi të largohej nga vendngjarja