Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur Grupin e ish-deputetëve dhe Kryesinë e Partisë Demokratike. Mësohet se z.Basha ka kërkuar angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme. Po ashtu pritet të ketë protesta në rrethe, aty ku siç ka këshilluar edhe Basha, ka problematika të caktuara. Lideri i opozites ka kërkuar ndër të tjera mbledhje javore të të gjitha degëve dhe përgatitje për protestat. Demokratët janë të vendosur të protestojnë sa herë ka Parlament. Prandaj edhe Basha e ka ndalur fokusin e bisedës së tij pikërisht tek angazhimi që duhet të ketë grupi e Kryesia për protestat. “Duhet të jeni në ballë të protestës. Mos rrini në kafe por zbrisni në terren dhe takoni qytetarët”,- mësohet të ketë thënë Basha ndër të tjera para ish-deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë së PD.