BallinaAktualitetRrëfehet gardiani i paraburgimit në Berat: Atje punojnë burgaxhinj, mua më hoqën...

Rrëfehet gardiani i paraburgimit në Berat: Atje punojnë burgaxhinj, mua më hoqën për një gjobë

spot_img
spot_img

Një gardian i paraburgimit në Berat shkarkohet nga puna për një gjobë të marrë shumë vite më parë për drejtimin e një motori pa leje drejtimi.

Ndonëse dëshmia e penalitetit i del e pastër, me urdhër nga Tirana ai shkarkohet si pasojë e reformës së ndërmarrë me nisjen e procesit të Vetting-ut për Policinë e Burgjeve. Drejtuesit i japin të drejtë, por pohojnë se listat bëhen nga deputetët.

Arbër Hasantari i drejtohet redaksisë së emisionit “Fiks Fare” pasi është pushuar nga puna që në korrik 2018 për një gjobë që ka marrë për shkak të drejtimit të një motori 50 kubik , pa leje drejtimi. Z. Hasantari thotë se në takimet me drejtuesit e institucionit i është thënë se në dëshminë e penalitetit është i dënuar, ndërkohë ai tregon se në dëshminë që ai ka marrë rezulton i padënuar.

“Unë aksidentin e bëra përpara se të emërohesha në paraburgim , dhe në atë kohë i dorëzova të gjitha dokumentet nga prokuroria , nga gjykata, që isha i pastër”, tregon ish-punonjësi i paraburgimit.

Ai ankohet se i është bërë një padrejtësi, pasi në paraburgim punojnë njerëz që kanë bërë burg, ndërkohë që Arbëri është dënuar vetëm për një gjobë.

Pas ngritjes së shqetësimit , z. Hasantari shkoi në ambientet e paraburgimit Berat, aty ku kishte punuar më parë dhe takoi shefin e policisë i cili tha se ish-punonjësi duhet t’i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi ata e kishin marrë në punë.

Madje, këshillon z. Hasantari që t’i hedhë në gjyq se përse e morën në mënyrë të parregullt në punë. Ai thotë se askush nuk i pyet më drejtorët për emërime apo shkarkime. “Deputetët ça janë ata, kush na p… neve më. Se nuk është puna vetëm te burgu këtu, këtu edhe një gjobë të marrësh të kesh bërë gjyq për atë quhet dënim nga Gjykata Administrative”, thotë shefi i policisë.

Ai gjithashtu i pohon se lista me punonjësit që duhet të shkarkoheshin i ka ardhur nga ministria në kuadër të pastrimit të figurës së punonjësve të Policisë së Burgjeve.

Ndërkohë, z. Hasantari takon edhe inspektorin e SHKB-s, i cili i jep të drejtë dhe i thotë se po të isha unë drejtuesi yt do i thoja ministres që ky zotëria është i padënuar, por në këto pozita Arbëri mund të bënte vetëm një kërkesë për rikthim.

Pas këtyre takimeve, ish-punonjësi i paraburgimit takoi edhe drejtorin e IEVP Berat, i cili i tha se nuk e ka hequr ai, por ka ardhur shkresa nga drejtoria. “Erdhi shkresa atëherë që të jepnit dorëheqjen dhe ne jua thamë, ti nuk e dhe, dhe u hoqe, të hoqi Drejtoria e Përgjithshme, jo unë. Por ti kërkoje të drejtën tënde” thotë drejtori. Ai gjithashtu i sqaron situatën se me dëshminë e penalitetit që Arbëri ka dorëzuar kur është marrë në punë që del e pastër është paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme, por pas kërkimeve më të detajuara ka dal dhe dënimi që ka pasur ky i fundit. Ai e cilëson se nuk e ka hequr IEVP-ja, por ka ardhur lista me pesë emra ku një ndër ta ishte edhe Arbëri./tch

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular