BallinaAktualitetÇamëria, fokusi kryesor i Paradë Shqiptare 2019 në SHBA

Çamëria, fokusi kryesor i Paradë Shqiptare 2019 në SHBA

Rrënjët shqiptare vijojnë të ruhen e kultivohet ndër breza në Diasporë, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, ku shumë shqiptarë kujdesen me fanatizëm për vlerat e tyre tradicionale dhe kulturore.

Në takimin e parë të Paradës Shqiptare për vitin 2019 organizatat shqiptare në Nju-Jork u mblodhën në shtëpinë e “Vatrës” në Bronx të Nju-Jorkut.

Organizatat shqiptare mbështetën idenë që Parada Shqiptare 2019 t’i dedikohet Çamërisë dhe të përkujtohet 75-vjetori i gjenocidid shqiptar (çam) nga shovenistët grekë!

Në mbledhje mori pjesë edhe deputeti i Bashkisë së Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, raporton albinfo.ch.

“Greqia akoma nuk ka kërkuar falje dhe nuk e pranon gjenocidin””, tha ai. Përveç Paradës Shqiptare, do të ketë edhe aktivitete të tjera për të informuar komunitetin amerikan për gjenocidin që shteti grek i bëri popullsisë të pafajshme shqiptare. Parada Shqiptare organizohet më 8 qershor 2019, në Manhattan, Nju-Jork.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular