Fermerët do të vijojnë protestat kundër ndryshimit të skemës së TVSh-së. Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë ka njoftuar se fermerë, grumbullues dhe agropërpunues do të vijojnë të protestojnë kundër uljes së normës së kompesimit në 6%.
Në njoftimin e Shoqatës së Industrialistëve Ushqimor shkruhet se deklaratat në media të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në fund të javës së kaluar, kanë treguar se qeveria nuk tërhiqet nga ndryshimi i ligjit, i cili ul normën e kompensimit të TVSH-së për fermerin, prodhues i produkteve primare bujqësore, nga 20 në 6 %.
Sipas tyre kjo ka zhgënjyer fermerët, grumbulluesit dhe përpunuesit nga e gjithë Shqipëria, të cilët ndihen të tradhëtuar nga ky ndryshim i papritur.
Dje, përfaqësues nga fermerë, grumbullues dhe përpunues kanë zhvilluar një takim të koordinuar nga AFI, të cilët kanë shfaqur një shqetësim të jashtezakonshëm për situatën e krijuar thuhet ne njoftim.
Pasoja e menjëhershme e këtij ligji, në të gjithë nënsektorët e bujqësisë, është ulja e çmimit të lëndës së parë, pra çmimit efektiv të shitjes së produktit bujqësor dhe blegtoral nga fermeri.
Tabela më poshtë ilustron rastin e çmimit të shitjes së i litri qumësht.
Çmimi për njesi pa TVSH | TVSH | Cmimi i shitjes nga fermerit | |
DJE – TVSH 20% | 40 lekë | 8 lekë | 48 lekë |
SOT – TVSH 6% | 40 lekë | 2.4 lekë | 42. 4 lekë |
5.6 lekë më pak për 1 litër |
AFI ka analizuar se çfarë sjell ky ndryshim në bujqësinë shqiptare:
- Nxitjen e shitjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral në mënyrë informale
- Cënimin e sigurisë ushqimore për shkak të rritjes së informalitetit
- Ulja e konkurueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe blegtoral në tregjet e huaja dhe në tregun vendas karshi produkteve të importit.
Uljen e mëtejshme të leverdisë për mbarështimin e gjedhit dhe të imtave si dhe kutivimin e tokës. Vetëm në vitet e fundit, sipas Shoqatës së Stacioneve Veterinare të Shipërisë, numri i gjedhëve ka një rënie prej 30 mijë krerësh, po ashtu është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i të imtave.
- Frenimi i investimeve në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimin, apo më keq akoma braktisjen e investitorëve aktualë
- Emigrim masiv dhe braktisje e fshatit
Për të frenuar falimentimin e bujqësisë dhe me shpresën që qeveria do të reflektojë, fermerët, grumbulluesit dhe agropërpunuesit do vijojnë veprimet e tyre, duke organizaur një manifestim paqësor kombëtar në datë 3 Prill 2019 në Lushnjë përfundon njoftimi.