Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të vendosë më në fund mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, dosja e tij ka habitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda shumë prej atyre që e kanë parë.
Punonjësit janë detyruar sot ta transportojnë dosjen me dhjetëra fashikuj me karrocë me rrota drejt seancës gjyqësore siç mund të shihni në foto.