BallinaKryesoreProjekti “Blue Book”/Çfarë zbuloi qeveria e SHBA mbi UFO-t

Projekti “Blue Book”/Çfarë zbuloi qeveria e SHBA mbi UFO-t

spot_img
spot_img

Qëkur njeriu ka ecur për herë të parë mbi Tokë, dhe sidomos që kur eci mbi Hënë, një pyetje e ka përndjekur njerëzimin:a jemi realisht vetëm në këtë univers të gjerë dhe të pafund? Në kohët e lashta, pamja e yjeve në qiell, nxiti interesin mbi format e jetës jashtëtokësore.

Tani, të ashtuquajturat shenja janë shumë më të avancuara, drita që fluturojnë, foto të imzheve të tyre dhe dëshmi okulare të rrëmbimeve të vërteta.

Por, ku fillon fantazia dhe si është realiteti? Sa shumë prej atyre dëshmive janë të vërteta? Dhe nëse janë reale, apo e fshehin qeveritë atë? Projekti “Blue Book” i qeverisë amerikane, shpresonte t’u jepte përgjigje seicilës prej këtyre pyetjeve. Ai drejtohej nga Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara, dhe nisi të zbatohej në vitin 1947, kur gjenerali Natan Tuining, i dërgoi një memo të klasifikuar Pentagonit.

Memo me titull “Disqet fluturuese”, përshkruante në detaje një takim që Tuining kishte pasur me një grup mjetet fluturuese të ngjashëm me një disk. Ai pretendoi, se disqet kishin një “shkallë të lartë të manovrueshmërisë”. Sipas dokumenteve qeveritare, të vëna në dispozocion të publikut në bazë të Aktit të Lirisë së Informacionit, Projekti “Blue Book” u zbatua zyrtarisht midis viteve 1952-1969. Edhe pse faktet mbi të janë të hapura për publikun, mbetet ende shumë mistere rreth ngjarjeve, çka ka ushqyer teori të ndryshme konspiracioni.

Ndarja e faktit nga fiksioni, është e pamundur. Por në çdo përmendje të projektit, dy gjëra vazhdimisht përcillen si fakte. Projekti synonte përcaktonte nëse UFO-t ishin një kërcënim për sigurinë kombëtare, dhë se dyti të analizonte shkencërisht të gjitha të dhënat e mbledhura për UFO-t.

Drejtuesi i parë i Projektit “Blue Book” ishte kapiteni Eduard Rupelt, një aviator me përvojë, i dekoruar për kontributin e tij në Luftën e Dytë Botërore. Ai zyrtarisht shpiku termin ‘Objekte Fluturuese të Paidentifikuara”. Ai studio raste të tilla si shfaqj e një UFO-je në Lubok të Teksasit, dhe të një tjetri në vitin 1952 mbi Uashington.

Konsulenti shkencor kryesor i Rupelt, ishte Xh.Alen Hajnek, një astronom i famshëm nga Çikago. Pjesa më e madhe e punës së Hajnek, përfshinte shpjegimin e dritave misterioze, si një fenomen natyror ose atribuimin e objekteve fluturuese për avionët, asteroidet ose ndonjëherë edhe thjesht reve.

Ai hyri në projekt me shumë skepticizëm. Megjithatë, gjatë zbatimit të projekti, pati disa ngjarje që e nxitën Hajnek të vazhdonte studimet e veta mbi UFO-t, edhe shumë kohë pas mbylljes së Projektit “Blue Book”. Por periudha më e famshme, ishte ajo e majorit Hektor Kuintanilas.

Ndoshta ngjarja më e rëndësishme që ndodhi nën drejtimin e Kuintanilas, ishte një seancë dëgjimore në Kongres. Në vitin 1966, zona veriore e Nju Inglënd, nisi të përjetonte një varg kontaktesh potencialisht jashtëtokësore. Në qiell nisën të vëreheshin gati çdo natë drita ta çuditshme që lëviznin në mënyrë të çrregullt.

Autoritete u shpjeguna banorëve se dritat ishin disa “tabela fluturuese”, në kuadër të një stërvitje ushtarake për forcat ajrore, por spekulimet ishin të shumta. Hajnek u detyrua të dëshmojë se ai nuk kishte “parë ndonjë dëshmi për të konfirmuar” ekzistencën e jashtëtokësorëve.

Hajnek, besonte se kishte më pak vëmendje mbi detajet shkencore, dhe më shumë mbi PR e projektit. Pra ndërsa Hajnek donte të gjente UFO-t e vërteta, ushtria ishte e fokusuar në sigurimin që publiku të dinte se UFO-t nuk ishin diçka reale.

Më vonë, Hajnek do të pranonte se shumë nga hetimet e tij thjesht e sfidonin shpjegimin zyrtar, edhe pse publikisht ai pranoi versionin e Forcës Ajrore. Ai tha se “metoda e Kuintanilas ishte e thjeshtë:shpërfillte çdo prove, që ishte në kundërshtim me hipotezën e tij.

Gjatë 17 viteve Projekti “Blue Book” mblodhi 12.618 raporte mbi UFO-t, ku 11.917 prej tyre u shpjeguan si dritat e avionit që mbuloheshin nga retë, sërvitjet sekrete të Forcave Ajrore, apo mirazheve në shkretëtirat e Shteteve të Bashkuara jugperëndimore.

Sidoqoftë, teoricienët e konspiracionit kënaqen me faktin se 701 nga ato raste mbeten “të pazgjidhura”. Nëse studiuesit s’kishin kohë t’i zgjidhnin ato, apo nëse realisht kemi të bëjmë me alienë që vijnë nga një botë tjetër, kjo mbetet e panjohur. Ky UFO fluturoi për pesëmbëdhjetë minuta pranë Qendrës së Zhvillimit të Ajrit Holloman në Neë Mexico. Objekti u fotografua nga një punonjës i qeverisë, dhe u lirua nga Organizata e Studimit të fenomeneve ajrore, pas një studimi të kujdesshëm. Nuk ka shpjegim konvencional për objektin.

Në fund të vitit 1969, sekretari i Forcave Ajrore Robert Simëns, shpalli fundin e Projektit “Blue Book”, pasi sipas tij nuk kishte prova të mëtejshme shkencore, për të provuar se UFO-t ishin një çështje e sigurisë kombëtare. Ndërkohë disa përpjekje kërkimore, vazhduan deri në janar të vitit 1970.

Gjetjet zyrtare të Projektit “Blue Book”, pohuan se 4 gjëra kanë ndikuar mbi çështjen e UFO-ve:

Histeria masive në mesin e popullit amerikan.
Individë që shpresojnë të bëhen të famshëm përmes mashtrimeve.
Personat psikopatologjikë.
Identifikimi i gabuar i objekteve konvencionale.

Gjetjet gjithashtu ofruan një përgjigje të fortë ndaj ekzistencës së UFO-ve, duke pretenduar:

Asnjë UFO-t e hetuar dhe vlerësuar nga Forcat Ajrore, nuk ka dhënë ndonjëherë një shenjë kërcënimi për sigurinë tonë kombëtare.
S’ka pasur prova të paraqitura apo të zbuluara nga Forca Ajrore, se vëzhgimet e kategorizuara si “të objekteve të paidentifikuara”, paraqesin zhvillime apo parime teknologjike, përtej gamës së njohurive shkencore të ditëve të sotme.
Nuk ka pasur dëshmi, që të tregojnë se objektete e kategorizuara si “të paidentifikuara” janë makineri jashtëtokësore.
Shkurt, Projekti “Blue Book”, pretendoi se e kishte zgjidhur një herë e përgjithmonë këtë mister, duke e cilësuar atë si një fenomen natyror, në një kohë që nxiti akoma më tej interesin mbi ekzistencën e UFO-ve. Hajner vazhdoi hetimet e veta private mbi UFO-t, dhe themeloi në vitin 1973, Qendrën për Studimet e UFO-ve (CUFOS).

Nga investigimet e shumta që ndëmori CUFOS, mund të shpjegohen vetëm rreth 80 për qind e tyre, ndërsa 20 për qind mbetet një mister. Por, ndërsa forcat ajrore amerikane mund të besojnë se raporti përfundimtar i Projektit “Blue Book” është i vërtetë, pyetja që rreh ende në mendjet e skeptikëve dhe ekspertëve sot është:A jemi realisht vetëm në univers?/ AllThatisInteresting – Bota.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular