BallinaKronikeTahiri "kërcënon": Unë kurban?! Do ta shohim, tani do flas, dyshoj tek...

Tahiri “kërcënon”: Unë kurban?! Do ta shohim, tani do flas, dyshoj tek sistemi i drejtesisë që luftova!

spot_img
spot_img

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të çuar për gjykim akuzuat e ngritura nga prokuroria ndaj tij.

Tahiri  është shfaqur i shqetësuar pas kësaj seancë gjyqësore maratonë, teksa ka thënë se i vinte keq që njerëzit vuajnë dhe nuk marrin dot Drejtësi.

Nuk jam ndonjë hero i heshtur, por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush. Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj. Sot dhe tutje do të flas edhe unë. Në Gjykatë dhe për publikun. Nuk mund të jetë më një proces ku provat e ashtuquajtura trafikohen…Unë di t’ju them që ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade. Unë nuk mërzitem dhe nuk më shqetëson asgjë nga këto. Them që do t’ia dal! E dyshoj shumë fort që ky është sistemi i drejtësisë për të cilën unë luftova. Por gjithsesi mbetet për t’u parë. E gjitha është një absurditet. Unë i drejtohem Prokurorisë dhe Gjykatës të më thonë se ku kam shkelur ligjin dhe nuk më thonë asgjë.

Pyetjet për Tahirin

Tahiri: Ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Tani shkojmë në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Unë jam rezervuar gjithmonë të komentoj drejtësinë, qoftë prokurorinë apo gjykatën. Nuk dua ta bëj tani në respekt të një sistemi ku kam kontribuuar edhe unë deri diku. Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund. Unë kam shumë më shumë për të pretenduar atë që pretendon prokuroria. Do t’ju lutesha juve kur të citoni dhe të saktësoni që unë do të vazhdoj deri në fund të argumentoj që nuk kam pikën e lidhjes me këtë çështje. Do ta shohim në gjykim. Drejtësia prandaj e shef të bukur pavarësisht se në shumicën dërrmuese nuk bën drejtësi.

Si ishte të qëndronit 8 orë në gjykatë?

Tahiri: Kam pak zor të flas për veten në rastin kur gjendem në këto pozita. Do të ndjek me përpikëri çdo seancë. Kur kjo ndodh me mua, merre me mend për njerëzit. Nuk jam ndonjë hero i heshtur por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush.

Cilat ishin provat konkrete?

Tahiri: Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular