BallinaKryesoreDy përgjime të reja të Salijanit: Krerët e policisë në Fier paguajnë...

Dy përgjime të reja të Salijanit: Krerët e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, të deleguar nga “shefi i madh”

spot_img
spot_img

Ervin Salijani ish deputet i PD ka del dje ne nje konference per shtyp ne Seline Blu duke publikuar dy pergjimet qe implikojne drejtuesit e larte te Policise Fier qe paguajnë dëshmitarin e sajuar, të deleguar nga “shefi i madh”, që provohet se është Fatmir Xhafaj.

“Opinioni publik ka parë përgjatë gjithë këtij viti se si policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës. Përgjimet provojnë se Edi Rama është faktuar si arkitekti i mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj, ndërsa Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim të fallsifikimit të së vërtetës”- tha Ervin Salijani.

DEKLARATË ERVIN SALIANJI

Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.

Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.

Edi Rama vuri bast karrigen e kryeministrit, kur opinioni publik u njoh me faktet tronditëse të trafikut të drogës nga vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në atë kohë, Edi Rama shpalli i pari pafajësinë e Agron Xhafajt dhe akuzoi Partinë Demokratike se kishim sajuar ngjarjen.

Opinioni publik e ka parë përgjatë gjithë këtij viti sesi policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës.

Ata sajuan dosjen sipas porosisë së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, për të marrë të pandehur denoncuesit e krimit qeveritar. Por, të verbuar nga pushteti, lanë pas në dosje, gjurmët tronditëse të vënies së shtetit në shërbim të mbulimit të krimit dhe fallsifikimit të provave.

Dosja “Xhafaj” është prova më konkrete se Shqipëria është sot një narkodemokraci, ku policia dhe prokuroria nuk janë në shërbim të zbulimit të së vërtetës, por të linçimit të kundërshtarëve të qeverisë dhe mbrojtjes së trafikantëvë të drogës, në këtë rast, të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.

Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular