BallinaAktualitetEmrat/ Tre deputetë të tjerë marrin mandatin në KQZ, "opozita e re"...

Emrat/ Tre deputetë të tjerë marrin mandatin në KQZ, “opozita e re” bëhet me 20 përfaqësues

spot_img
spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar që në mbledhjen e sotme, t’u japë mandatin e deputetit dhe tre përfaqësuesve të tjerë nga listat e PD-së dhe të LSI-së, ndërsa betimi i tyre do të bëhet në seancën e nesërme në Kuvend.

Ata që do të marrin mandatin janë Adriatik Alimadhi, që është kreu i Ballit Kombëtar, dhe njëherësh aleat i Bashës, Arben Elezi që do të marrë mandatin e Edmond Spahos në qarkun e Elbasanit, dhe Ambra Borova e LSI-së, që do të marrë vendin e lënë në Kuvend nga Agron Çela në Shkodër.

Me tre prurjet e reja në Kuvend, numri i deputetëve që do të ulen në sallë janë 99. Nga opozita e re, vendet më të shumta i ka zënë LSI me 11 deputetë, si dhe Lefter Koka, ndërsa nga PD janë 6 deputetë të rinj, dhe dy përfaqësuesit që nuk lanë mandatin Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Lista e opozitës së re në Kuvend:

Partia Demokratike: 

Myslim Murrizi

Rudina Hajdari

Ligoraq Karamelo

Alban Zeneli

Majlinda Halilaj

Lefter Maliqi
Levizja Socialiste per Integrim 

Lefter Koka

Enda Koçiraj

Nimet Musai

Ralf Gjoni

Ylli Shehi

Aurora Mara

Erdiola Braha

Edlira Hyseni

Enver Roshi

Edmond Rrushi

Elda Hoti
MARRIN SOT MANDATIN

PD

Adriatik Alimadhi

Arben Elezi

LSI

Ambra Borova

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular