BallinaSportEmrat/Dy shqiptarë fitojnë turneun prestigjoz italian!

Emrat/Dy shqiptarë fitojnë turneun prestigjoz italian!

spot_img
spot_img

Futbollistët me origjinë shqiptare që kanë lindur, ose janë rritur në Itali, janë të shumtë. Çdo vit, në skuadra të ndryshme moshash, regjistrohen rreth 100 ose 200 shqiptarë, edhe pse jo të gjithë çajnë përpara në një futboll ku ekstrakomunitarët janë “me lopatë”.

Mes tyre, dy në veçanti janë duke u vënë në dukje në turneun më të vjetër për mosha në Italli, “Viareggio Cup”. Bëhet fjalë për Rilind Nivokazin dhe Lirim Kastratin, që sot kanë fituar trofeun me Bolognan. Të dy e nisën titullar, teksa Nivokazi u zëvendësua në pjesën e dytë. Finalja Bologna-Genoa shkoi me penallti pas 120 minutash 1-1. Në fund, triumfoi Bologna 7-6, pasi Genoa gaboi penalltinë e fundit.

Nivokazi – Ka lindur në Peruxhia dhe është vetëm 19 vjeç, por fiziku i tij është i zhvilluar. Në janar të këtij viti u transferua me formulën e huazimit nga Atalanta te Bologna, sigurisht duke folur për ekipet Primavera. Kuqeblutë kanë mundësi ta blejnë në fund të sezonit, për rreth 500 mijë euro, por ende nuk kanë marrë një vendim final.

Nivokazi ka luajtur 13 ndeshje me Bolognan duke shënuar 3 gola, ndërsa ka zbritur në fushë në të gjitha ndeshjet e turneut të famshëm “Viareggio”, për edicionin numër 71. Kohë më parë, Shqipëria u interesua për sulmuesin, për ta thërritur në gjirin e saj te kombëtarja e moshave U-19, por përgjigjia e tij ishte “jo”, teksa ka luajtur me Italinë U-17 dhe atë U-19. Megjithatë, duke qenë kosovar, mund të bashkohet në të ardhmen me Kosovën, nëse do të vinte ftesa.

Kastrati – Ndryshe nga Nikovazi, futbollisti tjetër shqiptar i Bologna Primaveras, është transferua merkaton e verës nga Roma te Bologna, duke firmosur një kontratë për 3 vitet e ardhshme. Lirim Kastrati ka lindur në Malishevë dhe është rritur te të rinjtë e Romës, e cila nuk besoi më te djaloshi dhe verën e shkuar e la të lirë për të firmosur me kuqeblutë.

Aty ku shpesh e ka ndjekur edhe Filippo Inzaghi, kur ishte trajner, ndërsa ka miqësi dhe merr këshillat e Blerim Dzemailit. Lirim Kastrati është 20 vjeç dhe ka luajtur edhe dy miqësore me kombëtaren e madhe të Kosovës, përveç se moshat. E të mendosh që mund të ishte me Shqipërinë, pasi debutoi me Shqipërinë U-17, tri vite më parë. Telesport

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular