Ashtu si edhe ishte lajmëruar ditën e martë, janë mbajtur ditën e mërkurë homazhet në stadiumin “Selman Stermasi” për ndarjen nga jeta të ikonës bardheblu dhe një prej ish-futbollistëve të kombëtares, më pas trajner, Ali Mema.
Mema ka qenë një figurë e rëndësishme e sportit në Shqipëri, më veçanërisht futbollit, teksa është ulur edhe në stolin e kombëtares kuqezi. Profesor “Liu”, siç edhe e thërrisnin, është shquar për vitet e arta ’60 dhe ’70.
Në ambjentet e stadiumit kanë qenë të pranishëm shumë figura të sportit, politikës, artit, kulturës, por edhe miq të ngushtë, familjarë dhe personalitete të lidhura me komunitetin bardheblu.
Më pas, Ali Mema është përcjellë në banesën e fundit. I prekur është dukur shumë djali i tij, trajneri i Tiranës, Ardian Mema.
Ndërkohë, Tirana i ka dedikuar edhe disa vargje të shkurtra në profilin zyrtar në facebook.
Me Tironën ton,
Tgjith jan kapitena,
Ndrin si yll e hon,
I bukri Ali Mema