Banrorja e Astirit, Lindita Protoduari, amaja e të burgosurit Dorjan Protoduari e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora ka deklaruar se djalin e saj e kanë lënë 3 ditë pa bukë dhe pa ujë në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Pjesë nga biseda:
Zheji: Çfarë ka bërë djali juaj, për çfarë akuzohet?
Protoduari: Djali im nuk ka bërë asgjë.
Zheji: Kur e keni takuar për herë të fundit djalin?
Protoduari: Unë si nënë nuk kam vajztur ta takoj sepse jam edhe vetë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Tre ditë që e kishin mbajtur në drejtorinë e Policisë, le që e kishin keqtarjtuar, por edhe bukë e ujë nuk i kishin dhënë. Unë vij nga një familje me shumë peripeci dhe në drejtorinë e Tiranës ishte një drjtor që më ka dënuar vjehrrin, kur prokuroria e asaj kohe ka kërkuar ta dënojë me 25 vjet ai vetë ka kërkuar pushkatim, Dhe sot ata hakmerren ndaj djalit tim.