Sulmi me bojë që ju bë sapo doli nga shtëpia për të shkuar në Parlament që të bënte betimin javën e shkuar, duket se e ka frikësuar deputetin e dalë nga radhët e LSI, Ralf Gjonin.
Kjo pasi në seancën e dytë parlamentare ku po merr pjesë, ish-këshilltari i Presidentit Meta ka shkuar i shoqëruar me truproja që e mbronin në të dy krahët.
Sapo ka zbritur nga makina e tij ku shoqërohej edhe nga forcat e policisë, ai është ‘fortifikuar’ edhe nga truprojat që nuk e kanë lënë asnjë moment vetëm.