Një tjetër kandidat i PD, pranon mandatin e deputetit

0
1083

Korab Lita nga listat për deputetë të Partisë Demokratike ka pranuar sot mandatin. Lita është kandidat në listën e deputetëve të Tiranës.

Lita ka dorëzuar sot pranë KQZ-së formularin e dekriminalizmit dhe pret verifikimin për t’u ulur më pas në sallën e Kuvendit.

Sot u betuan në Kuvend dy deputetë të rinj, Adriatik Alimadhi nga Balli Kombëtar dhe Arben Elezi nga PD, duke e çuar në 98 numrin e deputetëve në sallë.

Deputetët e rinj:

  1. Ylli Shehu – LSI
  2. Enver Roshi – LSI
  3. Edmond Rrushi – LSI
  4. Aurora Mara – LSI
  5. Elda Hoti – LSI
  6. Erdiola Braha – LSI
  7. Edlira Hyseni – LSI
  8. Ralf Gjoni – LSI
  9. Nimet Musai – LSI
  10. Enada Koçiraj – LSI
  11. Lefter Maliqi – PD
  12. Majlinda Halilaj – PD
  13. Ligoraq Karamelo – PD
  14. Alban Zeneli – PD
  15. Arben Elezi – PD
  16. Adriatik Alimadhi – PD

Kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit:

  1. Ambra Borova – LSI
  2. Korab Lita – PD