Bylykbashi – Ramës: Eh mer artist! Hidhi armët që të jep pushteti, lëri bandat dhe dil në shesh”

1
335

Ish-deputeti demokrat i Durrësit Oerd Bylykbashi ka komentuar deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama në takimin që zhvilloi pasditen e së premtes në Durrës. Përmes rrjeteve sociale, Bylykbashi teksa e quan Ramën “Artist”, e fton atë të sillet si i tillë dhe të mos bëjë juristin kot. Në këtë kuadër, Bylykbashi e fton Ramën që të hedhë armët e pushtetit, të lërë dhe bandat që e rrethojnë dhe të përballet në kushte të barabarta me opozitën.

Reagimi i Oerd Bylykbashit

Eh mer artist!

Paska fol artisti nga Tirana. O artist, të kujtohet 2009-ta kur thoje: Si ma hodhe që mblodhët më shumë vota me koalicion? I madh ishe, kujtoje se koalicioni i madh duhej vetëm për kohë televizive. Koalicioni mblodhi vota, jo kriminelët që mbledh ti.

Po 2011-ta kur të nxorëm nga zyra të kujtohet? Të prishëm planet e kullave. Madje doje të zhdukje edhe ato 300 votat që socialistët kishin hedhur për ty, por i kishin hedhur në kutitë e gabuara. Ti nuk doje të numëroheshin edhe votat e tua, i bëre hasha, se doje të shpalleshe fitues patjetër vetëm me 10 votat e rezultatit paraprak. Ne ti gjetëm në kuti, i numëruam për ty një për një. Dhe ti humbe.

Kur je artist mos bëj si jurist! Hidhi armët që të jep pushteti, lëri bandat dhe dil në shesh barabartë dhe të shohim si ikën duke kuisur. Hë artist, ashtu e sheh sa të vlejnë bojërat e ujit që mban mbi tryezë!

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: startnews.news/2019/03/29/bylykbashi-rames-eh-mer-artist-hidhi-armet-qe-te-jep-pushteti-leri-bandat-dhe-dil-ne-shesh/ […]

Comments are closed.