10 vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ish-Kryeministri Sali Berisha meritën ia njeh jo vetëm Partisë Demokratike e qeverisë së tij në përmbushjen e reformave, por edhe disa prej figurave kryesore nga radhët e socialistëve të kohës, që ai thotë se qenë promotorë të kësaj ëndrre në fushën e sigurisë.
Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut u shoqërua me një optimizëm se do të ndihmonte një tjetër proces, atë të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së. Por një dekadë më pas, ish-Kryeministri Berisha flet për regres në këtë drejtim.
Rreziku i ndikimit rus, kryesisht në vendet e Ballkanit Perëndimor është një ndër shqetësimet e Aleancës. Berisha nuk e mohon që edhe Shqipëria të jetë e ekspozuar ndaj këtij fenomeni, por për referencë merr një deklaratë të Ambasadorit rus në Tiranë.
Por a rrezikon vendi të destabilizohet pas valës së protestave të opozitës, një dekadë pasi u anëtarësua në NATO? /TvKlan