Nga Lulzim Basha
Rruga jonë drejt Europës ka filluar me sakrifica të mëdha, me sakrifica të jashtëzakonshme, që nuk do t’i harrojmë kurrë. Sot, e ardhmja e fëmijëve tanë na thërret edhe një herë për t’i dhënë kësaj rruge etapën finale. Rrugëtimi ynë drejt Europës nuk do të jetë më rrugëtim klandestin, rrugëtim refugjatësh të pashpresë.
Rrugëtimi drejt Europës do të jetë rrugëtim i standardeve europiane, sepse vetëm ky rrugëtim është shpresa jonë, demokracia europiane është shpresa jonë, zgjedhjet e lira e të ndershme janë, qeveria e dalë nga vota juaj është shpresa jonë dhe dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin e të korruptuar deri në palcë, këto janë kauzat për të cilat luftojmë, këto janë kauzat për të cilat jemi bashkaur sonte në këtë shesh në mënyrë madhështore, të vendosur dhe qytetare. Këto jane kauzat për të cilat do ta vazhdojmë betejën tonë. Sepse vëllezër dhe motra, rrugë tjetër përveç rrugës europiane nuk ka e nuk mund të ketë.
Ka një pengesë për rrugën tonë europiane. Ajo është Shqipëria si Kolumbia, ajo është Maduro i Ballkanit dhe banda e tij hajdute. Koha për zgjidhjen politike është tani. Ka 1 dhe vetëm 1 zgjidhje:
largimi i Edi Ramës, shkaktarit të kësaj gjendjeje, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të rikthejnë votën tek qytetarët shqiptarë dhe, përmes votës tuaj, do të kthejmë mundësinë dhe shpresën, lirinë për punë, dinjitet, zhvillim dhe, mbi të gjitha, për shpresën e cila po lind në çdo cep të këtij qyteti të lashtë.
Vëllezër dhe motra!
Era e ndryshimit që fryn nga Durrësi është treguesi më i mirë, sikundër Durrësi është barometri më i qartë për rrugën e re e që ka vendosur të ndjekë shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë.
Askush dhe asgjë nuk mund të na kthejë nga kjo rrugë.
Së bashku e kemi nisur, së bashku do ta çojmë deri në fund këtë rrugëtim telë saktificës, sepse e dimë që në fund të kësaj rruge na pret diçka që e kemi ëndërruar tash 30 vite:
Vlera, standarde, parime europiane,
Kosto e përballueshme e jetës, Punësim per rininë,
Liri, mundësi dhe barazi para ligjit për çdo qytetar,
Fund krimit dhe korrupsionit, Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve.
Ju ftoj të mos e humbisni besimin e rigjetur tek vetja. Përballë do të kemi një grusht hajdutësh, një grusht minjsh që nuk po gjejnë vrimë për të futur kokën. Shumë shpejt bashkia do t’i kthehet qytetarëve të Durrësit, shumë shpejt qeveria do t’i kthehrt qytetarëve shqiptarë të bashkuar, të vendosur deri në fitore!
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2019/03/30/basha-durresi-barometer-i-eres-se-ndryshimit-shume-shpejt-bashkia-e-durresit-dhe-qeveria-do-tu-kthehen-qytetareve/ […]
Comments are closed.