BallinaKronikeU vranë në banesë, një një viktimat i ati i Asmer Bilalit,...

U vranë në banesë, një një viktimat i ati i Asmer Bilalit, anëtarit të grupit “Bajri”

spot_img
spot_img

Dy vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali u vranë sot në mëngjes në afërsi të zonës Zooteknike të Shkodrës. Ata janë ekzekutuar në banesën e tyre në lagjen Kiras, në afërsi të shkollës.

Ngjarja e rëndë ka tronditur edhe zonën përreth. Autorët pas ekzekutimit janë larguar me shpejtësi dhe uniformat blu kanë  mësuar pak minuta më vonë për nj ëmakinë të djegur në zonën e Livadheve.

Vrasjet e ndodhura në Shkodër duket se kanë gjithmonë një lidhje me njërja-tjetrën. Viktimat e këtij mëngjesi kanë lidhje me një personazh të përmendur edhe në vrasjen e Arjan Ferracakut më datë 1 shtator në periferi të Shkodrës.

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilait, ish-kampioni i boksit që u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” dhe që dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit ku u vra Ferracaku hipur mbi kalë.

Asmer Bilali është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Ai njihet edhe si person me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës, si dhe është i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Nuk dihet nëse vrasja e të atit dhe xhaxhait të tij ka lidhje me Asmerin që tashëm qëndron pas hekurave si pjesë e grupit famëkeq të Shkodrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular