Kërcënimi qe kryeministri i Greqisë Tsipras i beri Tirane Zyrtare se do të shikojë qëndrimin e saj lidhur me anëtarësimin Shqipërisë pas grabitjes që qeveria Rama po i bën me ligjin e ri tokave shqiptare në bregdetin e jugut, duket se ka zbythur Rama i cili e ka fshirë ligjin nga Fletorja zyrtare.
Kështu thotë Agjencia Greke e Lajmeve ANA-MAPA, e cila thotë në një shkrim të sajin se qeveria shqiptare ka fshirë nga Fletorja Zyrtare vendimin që parashikon konfiskimin e pronave që u takon minoritetit grek në Shqipëri.
Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, citon burime nga ministria e jashtme vendase, e cila thotë se “mesazhi i djeshëm i kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare në lidhje me kushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës pakicave”
Referuar burimeve, më tej agjencia e lajmeve thotë se “mbetet për tu parë nëse kjo lëvizje ishte hapi i parë për anulimin e plotë të vendimeve të papranueshme që shënjestrojnë minoritetin grek dhe pronat e tij, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme perspektivën europiane të Shqipërisë”.
“Kjo perspektivë ka si kusht respektimin e plotë të të drejtave të gjithë minoriteteve që jetojnë në Shqipëri dhe që presim të sanksionohen në ligjet zbatuese për pakicat”, mbyll artikullin agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA.