Sandër Lleshaj “ngre duart lart”: Luftën ndaj krimit e humbëm

3
314

“Lufta kundër krimit ende nuk është fituar”. Kështu u shpreh nga Shkodra ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke pranuar indirekt pafuqinë e shtetit përballë grupeve kriminale.

“Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur të godasin. Kjo ngjarja ka ngritur në alarm policinë, megjithë goditjet që i janë dhënë krimit në Shkodër prap rezulton që lufta ndaj këtij krimi nuk është fituar ende. Mbetet ende shumë për të bërë. Metastazat e këtij krimi treguan sot që janë gjallë dhe kanë mundësinë për të goditur. Qytetarët nuk kanë pse të ndihet të pasigurt. E gjithë vëmendja e policisë së shtetit është këtu. Garantojmë se nuk ka hapësira për frikë. Kemi të bëjmë me një rast specifik, sepse kemi të bëjmë me larje hesapesh”, tha Lleshaj.

Sa i përket vrasjes së dyfishtë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, ministri i Brendshëm nuk dha më tepër detaje për krimin.

“Hetimet janë në proces të plotë. Nuk mund t’ju them asgjë për hetimet. Di që ka një angazhim të plotë. Janë angazhuar strukturat e policisë për ta zbardhur sa më shpejt këtë rast dhe rastet e tjera që janë në proces për tu mbyllur”, tha Lleshaj.

Nga Shkodra ministri njoftoi edhe shkarkimin e drejtorit të policisë së qarkut. Në Shkodër kanë ndodhur 11 vrasje në 8 muaj. Qyteti i ngjan Sicilisë së viteve ’80.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: startnews.news/2019/03/30/sander-lleshaj-ngre-duart-lart-luften-ndaj-krimit-e-humbem/ […]

Comments are closed.