BallinaOP ED'ALO, SANDËR LLESHI JE?'

‘ALO, SANDËR LLESHI JE?’

spot_img
spot_img

Nga Agim Xhafka

Nuk do shkruaja për Sandrin sot,por ja që vrasja e N-të në Shkodër më solli një ndjenjë pasigurie dhe indinjate. Ndaj,ashtu sic na ka rekomanduar policia jonë,mora në telefon 129.

-Alo,Sandér Lleshi je? Si ia çon,si i ke nga shtëpia? Po të ikin ditët si ministër duke numéruar të vrarët anë e mbanë vendit,o derman. Ne presim të kapni ndonjë kriminel,përveç atyre që janë në parlament që i dimë të gjithë e nuk i trazojmë se i duhen Ramës. Dora e tyre mban dhe karriken e kryeministrit. Por ti po vrapon vetëm pas qytetarit digital të Berishës. I je turrur me batalionet e tua dhe po e kape do ia nxish jetën. Ndérkohë vrasësit tallen me ty. Jo vetëm ata. Tallet dhe policia. Eja nga blloku ynë ndonjë natë e dëgjo tallava mbas orës 1 të natës. Të çirren veshët. Bëj si unë,merr në telefon numrin e vartësve të tu. E para,nuk ta hapin. E dyta,ja erdhëm,thonë. E treta,mos na  çaj bythën,ta lëshojnë ulërimën. Kemi ca vjet kështu. Donim të ta thonim dhe ty,por ti e ke mendjen te qytetari digital. Mos iu ndaj atij,se ndaj paguajmë taksa ne. Që ti të plotësosh dëshirat e tua.

U thashë para ca ditëve ca policëve të qarkullimit rrugor se një fuoristradë e Ministrisë së Brendshme rri me drita parkimi tek rruga çdo mëngjes. Ta jap dhe targën po e deshe.Pengon makinat të ecin normal,vargu shkon deri 200 metra. Por fuoristrada nuk lëviz deri sa vijnë fëmijët e shefit të asaj makine,hypin në të dhe ikin drejt shkollës plot gëzim. Atë makinë e ka blerë populli që hyp në urban,atë shofer e paguan ai popull,atë karburant ia jep ti ama nga lekët e tiranasve. E di se ç’më thanë ata policët e rrugores:

-Nuk e dimë e kujt është ajo makinë.

-Po a ka targa MB?

Më kthyen kurrizin dhe gati blloqet e gjobave për fukarenjtë e vendit.

Alo,Sandër,uroj të kapësh ndonjë vrasës. Jo për gjë,por ke qënë gjeneral,o burrë. Dhe mos iu ndaj qytetarit digital. Se sipas teje ai shpif,ama aeroplanin me drogë e zbuloi,ama drogën e bananeve e tregoi,ama… Mësoje se populli ka  kaq besim tek Berisha sa nuk e informon veç se ç’ndodh,por edhe do të dijë se si do jetë moti nesër. Sala i bi n? kokë Por ti gjeje këtë digitalin se vrasësit edhe po mos i kape ti do i kapë Rama. E pastaj do i bëjë deputetë. Tung,Sandër! Mos iu ndaj atij,atij digitalit. Qepju se ndryshe do e haç si Xhafaj. I gjati s’ta zgjat…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular