BallinaAktualitetGazment Bardhi: Koha kur Rama urdhëronte cila banda do të ndërtojë në...

Gazment Bardhi: Koha kur Rama urdhëronte cila banda do të ndërtojë në Kavajë e Shqipëri ka përfunduar

spot_img
spot_img

Gjatë vizitës së tij të sotme në Golem, kryeministri Edi Rama gjeti kohë të sulmonte edhe kryebashkiakun demokrat të Kavajës, Isa Sakja, duke e akuzuar se lejon ndërtimin e pallateve në rërë.

“Të bëhet një projekt për konviktet dhe bëjmë konviktin si pjesë e shkollës dhe t’ia lëmë shkollës, ose të gjejmë një formë administrimi se bashkia këtu nuk ka ndërmend të bëjë as konvikte as shkolla. Bashkia këtu ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi i kujton Ramës se, ndërtimi i pallateve, kudo dhe pa asnjë kritet, ka qenë filozofia e tij politike.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Ai qe ndertimin e pallateve, kudo dhe pa asnje kriter, e beri filozofi te qeverisjes se tij lokale, ai qe permes pallateve qe mbolli kudo dhe me haracin e tyre mori partine, sot sulmoi me shpifje te uleta Bashkine e Kavajes. Me modelin tjeter te qeverisjes lokale ne krah, me Vangjush Dakon qe per pallate nuk kursen as trashegimine e qytetit, ne vend te ofrimit te zgjidhjes per mijera te papunet ne Kavaje, zgjodhi kercenimin dhe shantazhin ndaj Kryetarit te Bashkise Kavaje.

Meqe jemi tek prokuroria, beju thirrje te kalojne njehere nga Durresi i Gjushit, pastaj nga Kullat e parave te pista ne Tirane, pastaj tek Qazimi ne Elbasan dhe me rradhe tek te gjithe modelet e tua te qeverisjes kriminale lokale.

Koha ku ti urdheroje se kush bande do marre lejen e radhes se ndertimit ne Kavaje, ka perfunduar! E di qe je i zhgenjyer per kete. Mesohu, se shpejti kete mundesi sdo ta kesh ne gjithe Shqiperine.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular