BallinaAktualitetErvin Salianji: Çfarë ka në përgjimin e SHISH për Babalen

Ervin Salianji: Çfarë ka në përgjimin e SHISH për Babalen

spot_img
spot_img

Mbrëmjen e kësaj të hëne, Ervin Salianji ka treguar me detaje se çfarë ka në përgjimet e dosjes Babale, ku ai vetë është marrë i pandehur nga prokuroria.

Ish-deputeti në studion e emisionit “Opinion” ka treguar dhe përgjimet e SHISH, që sipas tij përpara se të gjenin “aktorin” Alizoti, qeveria ka dashur të akuzojë një tjetër person.

Por si u njoh Salianji me Albert Veliun, apo siç njihet ndryshe Babalja?

Më erdhi Jetmir Olldashi, një gazetar bashkë me një personazh që sot njihet si Albert Veliu. Ata erdhën sepse ministri i Ministri i Brendshëm në atë kohë ishte Fatmir Xhafaj, ata patën besim. Unë u binda nga dy momente, se pari nga telefonatat që kryente Babalja me Agron Xhafajn, që unë e kontrollova fare thjeshtë me Truecaller që dilte numri i Agron Xhafës. E dyta që më bëri që të bindesha ishte se Babalja kishte qenë trafikant, ishte pjesë e rrjetit. Nuk e kam takuar kurrë më përpara, takimet kanë qenë në PD. Në një moment të dytë më vunë në dispozicion materialin”.

Sa i përket përgjimeve të SHISH, ai tha se Veliu mbahej nën përgjim pasi nga Vlora do nisej drejt Italisë një ngarkesë me 12 ton drogë.

“Para se të vinte tek ne ai ka qenë në polici, ka takuar drejtuesit e policisë që rinte në telefon me Agron Xhafajn. Sipas tyre drejtori i policisë i sotmi, ishte një mik i Agronit, në këtë kuptim ata kanë shkuar tek prokuroria, kjo e ka mbajtur nënë mbikëqyrje bashkë me SHISH. Kanë arrit në disa konkluzione që janë të tmerrshme. SHISH e ka mbajtur nën survejim për të kapur 12 ton drogë Albert Veliun që nisej nga Vlora drejt Italisë. Dhe SHISH-i i ka dalë në përgjime që Albert Veliu flet me një person që e ka emrin Agron. Këtu ka implikim dhe të SHISH, që thotë se kam kërkuar në regjistrin e të dhënave tona dhe na ka dalë Agron Hyseni. Këta e kanë shmangur qëllimisht, pasi Agron Xhafaj njihej zyrtarisht me emrin Geron. Agron Hyseni është marrë në pyetje dhe thonë që nuk ka asnjë njohje me Albert Veliun, nuk e ka takuar kurrë dhe nuk ka folur kurrë. Është një qytetar që ka qenë në punë të vetë. Para se të shkonin tek Alizoti këta shkuan tek një Agron tjetër. Akt-ekspertimi thotë se krahasimi i Agronit, këtij që kemi publikuar ne dhe Agron Hysenit vërehen ndryshime të rëndësishme”. /Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular