Shpërthen gazetari: Shteti ka rënë. Qeveria ka ardhur ne pushtet me djallin, për interesa elektorale

0
371

Për gazetarin Ferdinand Dervishi, shteti nuk funksionon në qytetin e Shkodrës, e për pasojë aty ndodhin ngjarja të rënda. Sipas tij qeveria ka ardhur në pushtet duke bërë pakt me djallin në këtë rast me krimin, ku tani i duhet të paguajë faturën e rëndë.

“Unë teni mendoj se  flasim për një pesimizëm që nuk bëhet apo Shkodra, dhe thuhet  është e vështirë ose pse mbërritëm në këtë ditë. Por po të shikojmë historikun dhe flasim pas viteve ’90 ka pasur një periudhë në mos gaboj nga viti 2001 deri në citin 2005-2006 ku Shkodra ka qenë nën sundimin e plotë të shteti dhe të policisë. Nuk ka pasur trima në Shkodër dhe trimat futeshin me një telefonatë. Kam qenë personalisht në makinë e drejtorit të policisë Asllan Dogjani që po shkonim për në Theth dhe pa njërin nga këta Bajrat e fortë si duk sikur kishte një makinë sikur kishte probleme dhe shefi iu tha policëve në telefon merreni dhe shikojeni se mos ka probleme makina që ka ai. Dhe e morën dhe i raportuan që e kemi probleme edhe se makina por edhe personi ka probleme. Pra kemi pasur një periudhë ku shteti bënte punën e vet në Shkodër. Tani kemi një periudhë ku shteti nuk po e bën punën e vet në Shkodër. Ku e shikoj unë problemin?”, pohoi ai ne emisionin ‘Byro Politike’ ne ABC News, duke shtuar:

“Kemi mosfunksionim të shtetit sepse gjithmonë krimi është një hap përpara politikave që ndjek shteti përmes policisë dhe ministrisë. Por dersa kemi pasur një periudhë të gjatë të kontrollit të Shkodrës nga policia kjo tregon se shteti i ka treguar vëmendjen e duhur pjesës që quhet rendi dhe siguria. Unë e lexoj problemin në Shkodër por duke e lidhur pak edhe me Elbasanin sepse aty u vra një avokat, dhe me aq informacion që kam unë besoj që në një moment kur vjen në pushtet me atë epitafin e famshëm aleancë dhe me djallin do përballosh ca fatura më pas. Kur bëhet aleancë me djallin do të thotë aleancë edhe me krimin”, përfundoi Dervishi.