Halil Jakimi, kandidat i Partisë Demokratike në Dibër, ka dorëzuar formularin e dekriminalizmit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Jakimi ishte i gjashti në listën e PD në qarkun e Dibrës dhe pritet të marrë mandatin e ish-deputetes Dhurata Çupi.
Tashmë pritet të marrë mandatin në KQZ dhe në seancën e ardhshme plenare të betohet në Kuvend, për t’iu bashkuar deputetëve të rinj.