Në takimin e grave politikane që i përkasin grupimit më të madh politik europian, Partisë Popullore Europiane, Presidentja e EPP Women, Doris Pack mbështeti vendimin e Partisë Demokratike për dorëzimin e mandateve si një përpjekje për kushtetutshmëri, vlera e standarde europiane. “E përshendes dhe e mirëkuptoj këtë vendim të marrë në kushtet e shkeljes së të drejtave kushtetuese edhe të opozitës, në mungesë të gjykatës kushtetuese, në mungesë të mundësisë së apelimit të çdo lloj vendimi, sepse gjykatat nuk funksionojnë”– tha Doris Pack. Presidentja e EPP u kërkoi anëtareve të EPP Women, që informacionin për Shqipërinë ta conin edhe në kancelaritë e vendeve të tyre.
“Kjo është e rëndësishme, sepse ambasadorët e vendeve të BE dhe përfaqësuesit e Parlamentit Europian po mbyllin sytë përballë një situate tejet problematike dhe të pashpresë, e cila ka ndikuar edhe për rritjen e numrit të emigrantëve nga Shqipëria në vendet tona. Kjo nuk është çështje e një partie në Shqipëri, por është cështje e të drejtave të njeriut, të qytetarëve që janë krejtësisht të neglizhuar nga qeveria e Ramës. Ndaj, ju lutem merreni këtë informacion dhe në mënyrë që cdo kush të kuptojë cfarë ndodh në Shqipëri”-tha Doris Pack, e cila theksoi se ndjehet e turpëruar nga ambasadorët që heshtin dhe nuk përcjellin informacionin në ministritë e tyre të jashtme, e nuk flasin për realitetitn në Shqipëri.
Presidentja e EPP Women citoi Departamentin e Shtetit për të treguar se krimi i organizuar është forcuar edhe më shumë këtë vit në Shqipëri, duke e kthyër vendin në një vend tranzit për kokainën dhe heroinën që shpërndahet në vendet europiane.
”Shqipëria ndodhet në listat e zeza për transportin dhe prodhimin e drogërave, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, nuk është bërë asnjë hap para në plotësismin e kushteve për anëtarëimin në BE. Unë kam dyshimet e mia që negociata nuk do të hapen as këtë vit për Shqipqërinë. Duhet të ndihmojmë Shqipëinë, një vend shumë i bukur, me njerëz të mirë e që e dua shumë.”– u shpreh Presidentja e PPE Women Doris Pack.
Në të njëjtin takim, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH), Albana Vokshi kërkoi ndihmën e anëtarëve të EPP Women në Bruksel për të thënë të vërtetat e fshehura për Shqipërinë, ku të gjitha pushtetet janë uzurpuar nga kryeministri.
Albana Vokshi renditi si problemet kyçe faktet zyrtare të blerjes së votës dhe pushtetit nga PS, të heshtjes së prokurorisë për lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe mosfunksionimit të disa gjykatave të tjera, të renditjes së vendit ndër 15 më të korruptuarit e më të palumturit në botë, të varfërisë dhe papunësisë në rritje, të shkeljes së përditshme të të drejtave të njëriut, probleme që, të mbledhura së bashku, kanë sjellë braktisjen e Shqioërisë nga rreth 500 mijë shqiptarë në 5 vitet e fundit.
“Lënia e mandateve të deputetëve të PD, ishte e vetmja rrugë institucionale demokratike, e parashikuar në kushtetutë, përballë krizës së thellë, e cila bëhet edhe më ë rëndë në kushtet e mugesës së Gjykatës Kushtetuese. PD nuk kërkon pushtet në tavolinë. Kërkojmë në qeveri tranzitore, mandati i së cilës të jetë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në kushtet e një heshtje totale nga trupi diplomatik në Shqipëri, do të kërkoja ndihmën tuaj për të përçuar të vërtetat dhe realitetin e situatës në Shqipëri, si dhe arsyet pse PD dorëzoi mandatet. Kemi nëvoje për mbështetjen tuaj dhe unë jam e sigurt, që si në cçdo familje të madhe, ne do ta kemi këtë mbështetje”– deklaroi znj Vokshi.
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: startnews.news/2019/04/02/doris-pack-ambasadoret-po-mbyllin-syte-per-situaten-e-rende-ne-shqiperi/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: startnews.news/2019/04/02/doris-pack-ambasadoret-po-mbyllin-syte-per-situaten-e-rende-ne-shqiperi/ […]
Comments are closed.