Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, i është bashkuar sot fushatës globale “Ndriço Blu”.
“Me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, i bashkohem sot fushatës globale “Ndriço Blu”!”, shkruan Meta në statusin bashkëngjitur videos së mësipërme.
Autizmi është çrregullim neurobiologjik kompleks e shumëplanësh i zhvillimit të njeriut, pjesë e çrregullimeve të Spektrit Autik. Ai është diagnozë aq e gjerë sa në të mund të përfshihen individë të vlerësuar me koeficientë Inteligjence të përparuar apo edhe me vonesë të zhvillimit mendor.