BallinaKryesoreE kishte përjashtuar, por Rama të mërkurën foli në Parlament për zgjedhjet...

E kishte përjashtuar, por Rama të mërkurën foli në Parlament për zgjedhjet e parakohshme

spot_img
spot_img

Opsioni i zgjedhjeve të parakohshme artikulohet rrallë nga anëtarë të qeverisë. Por këtë të mërkurë e tha dhe kryeministri Edi Rama, një opsion ky që deri më tani e kishte përjashtuar kategorikisht.

Ka apo nuk ka zgjedhje të parakohshme, këtë gjë kurrë nuk mund ta përcaktojë shantazhi, kërcënimi, dhe asnjë lloj negocimi. Kjo është thjesht vullnet i njëanshëm i Partisë Socialiste, por vetëm se do të gjykojmë ne”, tha Rama.

Për t’i dhënë një tjetër provë opozitës, që PS është e gatshme për bisedime (pavarësisht se Rama deklaroi se një 2017 të dytë nuk do të ketë) Bashkim Fino hodhi idenë që komisionarët për zgjedhjet të jenë “individë të lirë”, jo emra të dërguar nga partitë.

E për këtë ai shkoi dhe më tej teksa tha: “Në frymën e respektit të rezultatit të dalë në zgjedhjet e 2017-ës PD dhe LSI duhet dhe ato të dërgonin e listat e tyre për komisionerët. Ky fakt duhet të na bëjë të reflektojmë mbi këtë vendim të marrë për dorëzimin e atyre listave. Duhet të konsiderojmë dhe vendosim radhën e prioriteteve sot në këtë Kuvend. Unë jam i bindur se PS ky proces zgjedhor është sfida jonë më e madhe dhe jo për rezultatin e pritshëm, por për procesin nga i cili do të dalë ky rezultat. Ndryshimi po shkon drejt një procesi jo partiak dhe të baraslarguar nga palët politike, gjë të cilën e kemi mbështetur dhe e mbështesim të gjithë. Nëse KQZ plotëson numrin e domosdoshëm për komisionerë, unë i propozojë PS të tërheqë listat për komisionerë”.

Ajo që tingëlloi më shumë si një kritikë për qeverinë, ishte fjala e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ky i fundit foli për arrogancën e qeverisë.

Duke dalë nga parlamenti unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë. Kjo nuk mund të na bëjë ne të shpenzojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetëpërmbushëse. Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, ne jemi socialistë, demokratë progresistë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular