BallinaKryesorePendohet Monika Kryemadhi: PD kishte të drejtë, gabuam kur votuam....

Pendohet Monika Kryemadhi: PD kishte të drejtë, gabuam kur votuam….

spot_img
spot_img

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se është penduar për votimin e 7 ligjeve bazë të sistemit të drejtësisë. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Kryemadhi theksoi se është penduar për ato ligje, pasi rezultuan të vërteta problematikat e ngritura nga Partia Demokratike.

“Unë jam penduar që i kam votuar ato ligje. Ja ku jemi sot. Problematikat që ngriti PD po rezultojnë të vërteta. Nëse do të kishim pranuar propozimet e PD-së sot do të ishte ngritur SPAK-u. Drejtësia e vonuar është drejtësia e mohuar. Çfarë kërkonte PD? Mos-kapjen e reformës në drejtësi”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së i referohej paketës së shtatë ligjeve: “Për Gjykatën Kushtetuese” – “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” – “Për organizimin e gjyqësorit” –  “Për organizimin e prokurorisë” – “Për organet e qeverisjes së sistemit te drejtësisë” – “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” – “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Këto ligje u miratuan në mars të 2017-ës, kur PS dhe LSI ishin ende në koalicion, ndërkohë që PD protestonte në çadrën përpara Kryeministrisë. Demokratët akuzonin në atë kohë qeverinë e Edi Ramës se po përpiqej të kapte drejtësinë duke shkelur reformën e miratuar me 140 vota në vitin 2016-të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular