BallinaBotaBoeing kërkon falje për humbjet e jetëve, pranon gabimin

Boeing kërkon falje për humbjet e jetëve, pranon gabimin

spot_img
spot_img

Boeing, prodhuesi i avionëve ka pranuar se një gabim i bërë në Sistemin e Forcimit të Karakteristikave të Manovrimit (MACS) ka luajtur rol në aksidentet e ndodhura nga modeli 737 MAX 8 dhe kërkoi falje për humbjen e jetëve.

“Kërkojmë falje për jetët e humbura në aksidentet me 737 MAX”, tha drejtuesi ekzekutiv (CEO) Dennis Muilenburg në Twitter, lidhur me aksidentet e modelit 737 MAX të Ethiopian Airlines të Etiopisë dhe Lion Air të Indonezisë.

Muilenburg u shpreh se detajet e plota të të dyja aksidenteve do të publikohen në raportet e qeverive përkatëse.

“Megjithatë, sipas raporteve të para shqyrtuese të aksidentit të Ethiopian Airlines, është e qartë se sistemi i njohur si MCAS, në të dy aksidentet ka qenë aktiv pasi ka marrë informacione të gabuara të shpejtësisë”, tha Muilenburg.

Më 10 mars, një avion Boeing 737 Max 8 që po udhëtonte për në Kenia u rrëzua vetëm gjashtë minuta pasi u nis nga kryeqyteti i Etiopisë, Addis Abeba. 157 persona në bord humbën jetën përfshirë edhe anëtarët e ekuipazhit.

Ky ishte aksidenti i dytë vdekjeprurës i modelit Boeing 737 MAX në më pak se pesë muaj.

Më 29 tetor të vitit të kaluar, 189 persona, humbën jetën pasi avioni i linjës indoneziane Lion Air me numër fluturimi JT 610, u rrëzua pak pas ngritjes nga Xhakarta në fluturimin drejt qytetit Pangkal Pinang në ishullin Sumatra.

Pas këtyre aksidenteve shumë shtete dhe linja ajrore ndaluan fluturimet e modeleve 737-MAX 8 dhe Boeing 737-MAX 9.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular